Konkurs pėr zgjedhjen e personelit arsimor pėr vitin shkollor 2011-2012

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës në Kosovë dhe nenit 32.4. të Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë, si dhe Statutit të kolegjit “Aga Xhite” me Njësinë – kolegjin “Universum” në Prishtinë shpall:
KONKURS
Për zgjedhjen e personelit arsimor për vitin shkollor 2011-2012
KOLEGJI “AGA XHITE” – FERIZAJ
1. Gjuhë angleze – një (1) mësimdhënës bashkëpunëtor,
2. TIK – një ( 1) mësimdhënës bashkëpunëtor,
3. Lëndë të farmacisë – një (1) mësimdhënës bashkëpunëtor,
4. Lëndë të ekonomisë – një (1) mësimdhënës bashkëpunëtor,
5. Edukatë muzikore – një (1) mësimdhënës bashkëpunëtor.
KOLEGJI “UNIVERSUM” – PRISHTINË
1. Gjuhë angleze – dy (2) mësimdhënës bashkëpunëtorë,
2. Matematikë (algjebër e gjeometri) – një (1) mësimdhënës bashkëpunëtor,
3. Biologji – një (1) mësimdhënës bashkëpunëtor,
4. Lëndë të ekonomisë – një (1) mësimdhënës bashkëpunëtor,
5. Lëndë të farmacisë – dy (2) mësimdhënës bashkëpunëtor,
6. Sociologji - filozofi – një (1) mësimdhënës bashkëpunëtor.
KUSHTET DHE DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR KONKURRIM:
Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet, përveç kërkesës, të ofrojnë këto dokumente:
- Biografinë (CV) e shkurtër,
- Dëshminë për kualifikimin shkollor (diploma për fakultetin e kryer, certifikata për titullin shkencor (magjistër apo doktor shkence),
- Letër motivimi n (kandidati paraqet motivimin për konkurrim),
- Certifikata për kryerje kursi trajnimi për “mësimdhënie me nxënësin në qendër” ,
- Certifikatë për nivelin e njohjes së gjuhës angleze.
AFATI I KONKURRIMIT
Konkursi mbetet i hapur deri më 30 qershor 2010.
Dokumentet dorëzohen në lokalet e kolegjit “Aga Xhite” në Ferizaj dhe në lokalet e kolegjit “Universum” në Prishtinë. Informata shtesë mund të merren në contact @gaxhitecollege.org dhe universum@agaxhitecollege.org
Projektet
Trajnimet